Tre persona kanë marrë lëndime trupore, ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë në një aksident trafiku.

Sipas raportit të Policisë së Kosovvës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:40, në Prizren.

Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur në mes një të traktori, kamioni dhe veture, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një traktori, një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa tre meshkuj kosovarë janë lënduar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa një i dyshuar është dërguar në mbajtje.