Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Prugoc, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person. Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Fsh. Prugofc, Prishtinë, 30.09.2021 – 20:20. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një autobusi dhe një veture. Si pasoj, vozitësi i veturës, mashkull kosovar është lënduar dhe është duke u trajtuar në QKUK. Me vendim të prokurorit, vozitësi i autobusit mashkull kosovar, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info