Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:40 në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus, ku ka mbetur i lënduar një person. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Aksidenti ka ndodhë në ora 16:40 magjistralen Podujevë-Prishtinë saktësisht në fshatin në Lluzhan. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person, i cili është duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QMF në Podujevë”, ka thënë Ahneti.

Burime të Llapi.info bëjnë të ditur se nga aksidenti ka mbetur e lënduar një femër, e cila ka pësuar lëndime në kokë./Llapi.info