Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në fshatin Surkish të Podujevës, raporton Llapi.info.

Siç ka mësuar Llapi.info, duke siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga vetura e tipit “Golf 6”, e cila, siç thonë dëshmitarët, nga pakujdesia ka goditur veturën Golf 2-sh.

Raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Llapi.info është në pritje të informacioneve shtesë nga Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet policore./Llapi.info