Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lupç, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lupç të Podujevës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Si pasojë e reshjeve të borës, kjo rrugë ka qenë vështirë e kalueshme, ndërkohë që si pasojë e aksidentit ka pasur edhe kolona të gjata./Llapi.info