Katër femra kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur të dielën pasdite në Mitrovicën e Jugut, raporton IndeksOnline.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura me targa civile dhe aksidenti ka ndodhur përshkak të mos mbajtjes së distancës.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Me rastin po merret njësiti për hetimin e aksidenteve të trafikut.