Sinjali mëson se sot rreth orës 18:44 ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Vushtrri-Mitrovicë.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamje se ku ka ndodhur aksidenti, aty shihet se Policia ka dalur në vendin e ngjarjes.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Dobërllukë, ku janë përfshirë dy vetura, ndërsa personi që ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa sa i përket dëmeve materiale, Pllana tha se janë të vogla.