Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të së shtunës në fshatin Prugovc të Prishtinës.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe si pasojë e kësaj katër persona kanë marrë lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 07:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në një deklaratë.
.