Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në afërsi të Rreshenit.

Kamioni është përplasur më një autoveturë. Siç ka mësuar gazetari Martin Marku, për pasojë një person ka mbetur i vdekur, ndërsa disa të tjerë të plagosur.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë. Si pasojë e përplasjes në segmentin Milot-Kalimash ka patur bllokim qarkullimi.