Gjatë orëve të hershme të mëngjesit sot ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Milloshevë.

Në këtë aksident të përfshirë kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet i tipit Audi.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja,e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të cilët kanë shoqëruar në stacion policor ngasësin e automjetit”, deklaroi për Klan Kosovën, zëdhënësja e Policisë së Kosovë në Prishtinë, Flora Ahmeti.