Lokale - eSIMy

Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Obrançë të Podujevës, ku ka mbetur i vdekur një person, raporton Llapi.info.

Këtë e ka konfirmuar për Llapi.info edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetë aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, është shprehur Ahmeti.

Siç mëson Llapi.info, viktimë e këtij aksidenti është një person i moshës rreth 16-vjeçar./Llapi.info