Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur më herët në dalje të Rahovecit, në drejtim të Xërxës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, një Mercedes dhe një kombi, teksa ka ndërruar jetë njëri nga shoferët, raporton Indeksonline.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Po, është aksident me fatalitet. Dy automjete të prëfshira, drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve” ka deklaruar ai.