Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, tha se rreth orës 02:00, në rrugën “Tirana” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
“Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra”, tha Krasniqi.






