Lokale - eSIMy

Një person nga Podujeva ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në Prishtinë, raporton Llapi.info.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, por që ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 03:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësori A. J. 28 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin  cili u aksidentua me datën 31 dhjetor 2022, rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti./Llapi.info