Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në Dollc të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Tre të lënduarit janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, lëndimet nuk janë serioze”, u shpreh Gashi.
Ai tha se ekipet policore janë në vendngjarje.






