Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:30, në rrugën nacionale Gjilan-Prishtinë, në fshatin Llabjan, ku si pasojë janë lënduar dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dyshohet që aksidenti ka ndodhur për shkak të mos mbajtjes së distancës së duhur mes automjeteve.

Dy pasagjerët që kanë marr lëndime trupore janë dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Gjilanit.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda emergjencës gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile, dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.