Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot afër konvikteve në Prishtinë.

Që të gjashtit janë dërguar në Emergjencën e QKUK’së.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka thënë për Express se një prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa pesë të tjerët janë në gjendje stabile.

“Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme”, tha Syla.

Detaje për aksidentin ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.