Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident të rëndë trafiku në fshatin Dollc të Komunës së Klinës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë me dije se si pasoj e këtij aksidenti një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar.

Për rastin tragjik ka folur edhe Spitali i Përgjithshëm i Pjesë.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete. Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, është thënë në njoftimin e spitalit .