Kolonë e madhe është shkaktuar në lagjen “Veternik” të Prishtinës, pasi sipas informacioneve të para dyshohet se vetura ka shkelur dy fëmijë.

Fotografitë janë publikuar në media, ndërsa për rastin nuk ka folur akoma Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes janë parë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, Express ka tentuar që të marrë një përgjigje zyrtare nga policia, megjithatë Zyra për Informim për Rajonin e Prishtinës nuk ka kthyer përgjigje e as zyra për media e Policisë së Kosovës.]