Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vitomiricë të Pejës. Një veturë e tipit Pick Up është ndeshur me një veturë të tipit Mercedes.

Dyshohet se nga aksidenti ka mbetur një person i vdekur ndërsa dy të tjerë janë të lënduar rëndë.

lajmi.net ka tentuar të kontaktoi  Policinë e Pejës të cilët nuk kanë pranuar të japin ende detaje pasi që njësitet janë ende në terren.