Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Sfeçël të Podujevës, raporton Llapi.info

Në këtë aksident sipas dëshmitarëve, janë përfshirë dy vetura ku me ç’rast kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës.

“Po nga aksidenti në fjalë, kanë mbetur të lënduar tre persona. Të tretë ishin me lëndime jo të rënda”, ka thënë ai.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin.

Ndryshe, vetëm gjatë ditës së djeshme nëpër rrugët e Kosovës kanë ndodhur 57 aksidente, prej tyre 22 me persona të lënduar./Llapi.info