Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës, derisa të lënduar kanë mbetur katër persona, dy prej të cilëve zyrtarë policorë.

Gazeta Express ka siguruar pamje nga momenti pas aksidentit, ku shihet vetura e policisë e rrokullisur. Në vendngjarje shihen dy patrulla të policisë.

Sipas dëshmitarëve, përplasja i ka zgjuar banorët nga gjumi.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeit.

Ajo ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( dy nga ta zyrtar policor). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.