Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë te Spitali, më saktësisht afër zyrave të EULEX.

Dy makina kanë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga foto shihet në aksident është përfshirë një veturë e një kompanie të taxit dhe një tjetër e një qytetari.

Policia e Kosovës ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se në këtë aksident janë lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 07:00 në rrugën ‘Arbnor dhe Astrit Dehari’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajononin e Prishtinës.