Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën e “Xhamisë” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Si pasojë e këtij aksidenti, ku janë përfshirë dy vetura, ka edhe persona të lënduar.
Ekipet kompetente policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.
Siç mëson Llapi.info, të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar./Llapi.info






