Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë, si pasojë janë lënduar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili është shprehur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:00, në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë, të përfshira në aksident dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, është shprehur Zaiti.