Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur para disa minutash në magjistralen Podujevë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Shakovicë, raporton Llapi.info.

Lexues të Llapi.info kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet edhe ekipi i zjarrfikësve, ku është dashur të ndërhyjë pasi që njëra nga veturat ka filluar të digjet.

Intervenimi i menjëhershëm nga zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin, teksa ende nuk dihet a ka të lënduar.

Llapi.info do ju sjell informata në shkrimet tjera lidhur me këtë aksident.

VIDEO