Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lushtë të Komunës së Mitrovicës.

Si pasojë e aksidentit, një veturë ka dalë nga rruga duke shkaktuar dëme të konsiderushme materiale.

Një dëshmitar okular ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” se ky aksident ka ndodhur si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë, derisa nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Në rrugën që lidh qytetin e Mitrovicës me atë të Skenderajt, janë shkaktuar edhe kolona për shkak të aksidentit.