Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lupç, raporton Llapi.info.
Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, në këtë aksident shihet se kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.
Për pasojë, në këtë aksident ka mbetur i lënduar një person. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 41 aksidente trafiku, 15 prej tyre me persona të lënduar./Llapi.info








