Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lupç raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, janë të përfshira tri vetura.

Përveç dëmeve të madhe materiale, në këtë përplasje ka edhe persona të lënduar.

Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Si pasojë e këtij aksidenti, kolona të gjata janë krijuar në këtë magjistrale.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 67 aksidente, prej tyre 22 kanë rezultuar me të lënduar./Llapi.info