Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor dhe gjenden nën përkujdesje të stafit mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Siç thuhet në raport, të aksidentuarit kanë pësuar lëndime të rënda trupore, gjersa Policia e Kosovës ka thënë se rasti është duke u hetuar./Llapi.info






