Lokale - eSIMy

Më shumë se 7 persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku i cili ka ndodhur para pak minutash në fshatin Lluzhan të Podujevës, raporton Llapi.info.

Mjeku kujdstar në Emergjencën e Podujevës tha për Llapi.info se në këtë aksident, sipas informacioneve të para janë 7-8 persona të lënduar. Tha se në vend të ngjarjes janë dy ambulanca.

Sipas dëshmitarëve,në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, një “Audi Q7” dhe “Mercedes Benz”./Llapi.info