Një vetë-aksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Llapashticë të Poshtme të Podujevës, raporton Llapi.info
Siç mëson Llapi.info, një veturë ka humbur kontrollin, kështu ka përfunduar matanë rrugës kryesore e rrokullisur.
Mësohet se të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar, të njëjtit janë transportuar për tretman mjekësor.
Ndërkaq, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./Llapi.info
Më poshtë pamjet e realizuara nga Llapi.info