Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Livadicë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe, një veturë ka devijuar me ç’rast edhe ka përfunduar jashtë rrugës kryesore.

Përveç dëmeve materiale, sipas dëshmitarëve të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, ka edhe persona të lënduar.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.

Ndërkohë, numri i aksidenteve nëpër rrugët e Kosovës vazhdimisht është në rritje, ku vetëm dje kanë ndodhur 57 aksidente, prej tyre 24 kanë përfunduar me të lënduar.

Kujtojmë, sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e një aksidenti ka mbetur e vdekur një 17-vjeçare, ndërsa janë lënduar edhe katër të tjerë./Llapi.info