Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur sonte në fshatin Bajçinë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Siç kanë treguar dëshmitarët për Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Sipas tyre, nga po ky aksident janë lënduar disa persona.

Ekipet policore ndodhen në vendin e ngjarjes.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për detajet tjera.

 

 

 

 

 

 

 

/llapi.info/