Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Kaçandoll të Mitrovicës.

Rastin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai thotë se aksidenti ka ndodhur pasi shoferi i veturës ka humbur kontrollin, derisa bënë të ditur se lëndime kanë pësuar shoferi dhe dy pasagjerë.

“Një aksident ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Podujevë. Drejtuesi i automjetit e ka humbur kontrollin si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë. Lëndime ka pësuar drejtuesi dhe dy pasagjerë që kanë qenë me të”, ka thënë ai.