Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mbrëmje në autostradën federale 71 midis Vahldorf dhe Wedringen në Gjermani.

Si pasojë e këtij aksidenti, mes një veture dhe një kamioni, kanë humbur jetën dy persona që gjendeshin në veturë e tipit “Mercedes”.

Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, në këtë përplasje automjetesh kanë humbur jetën babai 44 vjeç së bashku me djalin e tij 5 vjeç.

Në vendin e ngjarjes dolën policët, zjarrfikësit dhe mjekët./Llapi.info