Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të autostradës, në fshatin Trudë.

Në pamjet e dërguara nga lexues të Llapi.info, shihet një veturë e cila është rrotulluar si pasojë e aksidentit.

Në vendngjarje shihen edhe ekipet mjekësore, derisa ende nuk dihet se a ka të lënduar.

Llapi.info do ju mbajë të informuar.