Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Dumnicë të Podujevës, raporton Llapi.info

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë nisur menjëherë për në QKUK.

Lëndimin e tyre e ka konifrmuar për Llapi.info edhe mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të Podujevës. Ai tha se të lënduarit janë nisur për Prishtinë.

“Po nga aksident i ndodhur mbrëmjen e sotme në Dumnicë, kanë mbetur të lënduar 3 persona. Njëri nga ta kishte lëndime më të rënda ku kishte dorën e thyer. Kurse, të tjerët nuk kishin lëndime serioze. Ata janë nisur menjëherë për QKUK në Prishtinë” tha ai.

Ndërsa, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkakun e aksidentit.