Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Në ora 05:00 të mëngjesit ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën që lidh Podujevën me Prishtinë, përkatësisht afër fshatit Leban.

Në disa foto të dërguara nga një dëshmitar i rastit në redaksinë e Indeksonline, shihet se aksidenti është i rëndë.

Nga pamjet shihet se vetura është rrotulluar.

Nuk dihet ende për gjendjen e personave në veturë apo shkaqet që kanë dërguar deri të ky aksident.