Lokale - eSIMy

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Pejë-Gjakovë në fshatin Hereq.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, i cili tha tri automjete janë përfshirë në aksident.

“Mbrëmë rreth orës 23:25 në fshatin Hereq komuna e Gjakovës ka ndodhur aksident trafiku mes tri veturave, ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona”, ka thënë Elezaj.