Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, ku janë përfshirë dy vetura.

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e këtij aksidenti që ka ndodhur rreth orës 01:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili konfirmon se dy vetura janë përfshirë në aksident, me ç’rast njëra ka përfunduar në lokalin e një shtëpie skaj rrugës.

“Rreth orës 01:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan. Nga informatat e para është bërë e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident me ç’rast njëra nga to ka përfunduar në lokalin e një shtëpie skaj rrugës”, ka thënë Borovci.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor