Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Vitisë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku janë lënduar tetë persona.
“Fsh. Pozhoran, Viti 05.04.2023 – 21:30. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave, ku si pasojë janë lënduar katër femra dhe katër meshkuj që të gjithë kosovarë, të cilët pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.
Nuk dihen detaje tjera.
/Llapi.info






