Një aksident trafiku ka ndodhur sot rrugën Duhël – Carralevë.
Si pasojë e ndeshjes së automjeteve, kanë mbetur të lënduar dy persona.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sapo është raportuar një aksident trafiku në rrugën Duhël – Carralevë. Në aksident janë të përfshira 2 automjete, nga aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime” – tha për KALLXO.com zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Tutje, Bytyqi theksoi se patrulla policore e Stacionit Policor Suharekë është në vend ngjarje.
Llapi.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes:






