Lokale - eSIMy

Rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Shtime, ku janë përfshirë dy automjete.

Një kamion dhe një furgon janë përplasur mes vete.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe njësitet policore.

Të lënduarit tashmë janë dërguar në spital.