Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një çiklist.
Sipas Policisë së Kosovës, nga ky aksident janë lënduar 4 persona, prej tyre, njëri në gjendje të rëndë.
Njoftimi i PK-së:
Prishtinë 01.06.2023 – 13:45. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe një biçiklisti. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima e cila është duke u trajtuar në QKUK Prishtinë, po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe vozitësi dhe dy pasagjerët të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore.
/llapi.info/