CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në fshatin Leshan të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoi se 6 persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 16:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Leshan-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.