Gazeta Sinjali sot në mëngjes ka raportuar për një vetaksident të rëndë që ka ndodhur në rrugën Gjilan – Prishtinë, saktësisht në fshatin Parallovë të komunës së Artanës.

Sinjali mëson se deri te vetaksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së automjetit me kushtet e rrugës, me ç’rast shoferi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit.

Si pasojë e aksidentit, shoferi ka marrë lëndime trupore për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Me poshte pamjet: