Tre persona janë lënduar nga një aksident i cili ka ndodhë të enjten në mëngjes në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.

Policia e njësisë së trafikut është duke hetuar rrethanat, ndërsa dëshmitarët thonë se aksidenti ndodhi pasi një makinë u kyç keq në rrugën kryesore nga anësorja e më pas u godit nga një makinë në qarkullim e cila ishte në shpejtësi.

Sipas banorëve të zonës, në këtë rrugë ndodhin shpesh aksidente për shkak të kyçjes jo të duhur në rrugë nga ngasësit e veturave.