Agjencia Kundër Korrupsionit, përmes një njoftimi të bërë për media ka njoftuar se mund të ketë disa gabime teknike gjatë publikimit të regjistrave të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë të shtetit dhe për këtë kërkon mirëkuptim.
Në njoftim e bërë për media, AKK kërkon nga zyrtarët e lartë që të njoftojnë Agjencinë për ndonjë gabim të mundshëm, në mënyrë që pasaktësitë dhe paqartësi në publikim të evitohen.
” Edhe njëherë i bëjmë thirrje zyrtarëve të lartë publikë, që të vënë në dijeni Agjencinë Kundër Korrupsionit për ndonjë lëshim teknik që mund të jetë bërë gjatë përshkrimit të formularëve të deklarimit të pasurisë dhe transferimit të tyre në bazën e të dhënave dhe publikimit.Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga mediat që të kenë mirëkuptim dhe në raste të tilla të kontaktojnë Agjencinë kundër Korrupsion për të verifikuar ndonjë gabim të mundshëm”.