Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Bajram Ajeti, ka reaguar në lidhje me punimet në ndërtimin e rrugëve në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info
Ajeti përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në fshatin Gërdoc ka papërgjegjësi nga ana e administratës komunale.
“Se Komuna e Podujevës i shtron rrugët shkel e shko, vizitova sot fshatin Plepas (Gërdoc) me ftesë të aktivistëve dhe vërtetë konstatohet papërgjegjësi totale e administratës komunale”, ka thënë ai./Llapi.info











